Agalliu Ferramenta operon në tregun Shqipëtar prej 20 vitesh, fillimisht e specializuar në sektorin e ndërtimit dhe fusha të tjera të lidhura me të. Agalliu Ferramenta u zhvillua më tej duke zgjeruar tregun e produkteve dhe duke u përhapur në tërë vendin në 80% të tregut shqiptar. Agalliu Ferramenta  ka si fokus të aktivitetit, tregtimin me shumicë të materialeve te konsumit, makinerive e veglave të punës, tregti me shumicë të vajrave lubrifikante, import eksport të tyre, tregti me shumicë e pakicë të artikujve të ndryshëm industriale.
Kompania Agalliu Ferramenta në fushën e saldimit është distribuitori zyrtar për Shqipërine i grupit Francez Air Liquide Group dhe Saf-Fro e shumë produkte të tjera që dominojnë tregun me materiale cilësore si elektroda Saf-Fro të të gjithave llojeve dhe përmasave, pompa industriale dhe bojra vaji industriale, vegla pune profesionale dhe aksesorë industrialë, tel argoni dhe kavo celiku të një cilësie të lartë. Kompania ka një magazinë rreth 1500 m² me një shumëllojshmëri prej 5000 artikujve të ndryshëm, të gjitha në dispozicion të klientëve.

Çfarë ofron
Kompania Agalliu Ferramenta realizon import-eksport, tregton me shumicë dhe pakicë artikuj të ndryshëm industrialë. Kompania është distributor zyrtar i Saf-Fro për Shqipërinë me elektroda Saf-Fro te të gjitha llojeve dhe përmasave, bojrave industriale cilësore, vegla pune profesionale dhe aksesorë industrialë, tel argoni dhe kavo.
Tek  Agalliu Ferramenta do të gjeni: Materiale saldimi;  Bojera industriale Jotun per depozita nafte,bote, anije skafe; Rakorde nafte, tubo presioni, tubo nafte; Vegla pune; Materiale elektrike; Materiale hidraulike; Gjeneratore ; Kompresore; Kompresora per klinika dentare; Pompa uji; Pompa uji me zhytje; Pompa uji industriale; Pompa lavazhi; Fshesa me korent profesionale; Fikes zjarri; Sisteme kunder zjarrit; Shkalle metalike; Krik per makine dhe kamiona ; Trapan; Traspalet elektrike; Traspaleta; Veshje pune ; Sinjalistike rrugore; Rrjeta kantieri; Kepuce pune; Ganxha ; Kavo celiku; Tela saldimi; Tuba uji; Tuba nafte , etj. Kompania realizon në cdo kohë transportin e materialeve dhe jep garanci për cdo produkt që tregton.  Kompania Agalliu Ferramenta kujdeset që të ofrojë produktet më të mira të markave ndërkombëtare me cilësi dhe standarte sipas të gjithave direktivave të Bashkimit Europian.

agalliu-ferramenta agalliu-ferramenta3 agalliu-ferramenta-fasada